Falkao largohet nga Galatasaraji!

Radamel Falkao pritet që së shpejti të largohet nga rradhët e skuadrës së njohur turke të Galatasarajit, te e cila erdhi me shumë bujë shtatorin e vitit 2019-të.

Sulmuesi kolumbian ka treguar një formë fantastike këtë fillim sezoni me 5 gola në 6 ndeshje, por janë problemet ekonomike të klubit që pritet ta shtyjnë drejt një aventure të re në janar kolumbianin 34-vjeçar.

Pandemia duket se ka goditur rëndë arkën e Galatasarajit, që nuk mund t’i garantojnë pagën 5.8 mln euro të këtij viti dhe të sezonit 2022, deri kur edhe skadon kontrata e Falkaos me skuadrën turke.

Inter Majami ka shprehur interes për ta afruar në janar, sapo kolumbiani të mbyllë çështjet kontraktuale me Galatasarajin, për të cilën skuadër, Falkao ka zhvilluar vetëm 29 ndeshje, duke realizuar 16 gola.

Leave a Reply