Vidalin e tradhëtojnë nervat, lë Interin me 10 lojtarë në fushë! (VIDEO)

Mesfushorin e Interit, Arturo Vidal, e tradhtuan nervat në minutën e 33-të në sfidën ndaj Realit. Mesfushori kilian u ndëshkua brenda pak sekondash nga arbitri kryesor Tejllor me 2 kartonë të verdhë, duke lënë “zikaltërit” me 10 futbollistë.

Vidal pretendoi për një penallti të padhënë pas një rrëzimi brenda zonës, duke protestuar ashpër ndaj arbitri kryesor, i cili nuk e fali duke e përjashtuar nga loja.

Ndryshe Reali i Madridit avansoi me golin e shënuar nga Eeden Hazard në minutën e 7-të nga pika e bardhë.

Leave a Reply