Iran, shënohet një super gol direkt nga rivënia me duar (VIDEO)

Një gol i çuditshëm dhe krejt i rrallë është shënuar së fundmi në Iran. Kjo ndodhi në ndeshjen e ditës së djeshme midis Gol Gohar dhe Paykan.

Mysafirët shënuan dy gola të shpejtë në 7 minutat e para, e ku vlen të përmendet goli i dytë, që erdhi drejtëpërdrejtë nga një rivënie anësore.

Harkim perfekt me dorë i njërit prej futbollistëve të skuadrës së Paykan, që përfundoi në rrjetë!

Portieri i Gol Gohar ia doli ta prekte topin, por nuk e evitoi dot golin dhe disfatën e skuadrës së tij, që megjithatë vazhdon të kryesojë tabelën me 10 pikë, dy më shumë se Paykan, që renditet në pozitën e katërt.

 

Leave a Reply