Juventusi lider në Europë për kartona të kuq

Sezoni aktual nuk përputhet me standardet e larta që Juventusi kishte vendosur viteve të fundit në futbollin italian. Mbrëmjen e kaluar “Zonja e Vjetër” u mund 0:3 në shtëpi nga Fiorentina, teksa ndeshjen e mbylli me 10 futbollistë, pas përjashtimit me të kuq të Huan Kuadrado.

Në këtë mënyrë Juventusi u bë lider për kartonë të kuq në Serie A, teksa ndanë kreun edhe në TOP5 ligat e Eruopës deri në këto momente, pasi në llogari të futbollistëve të Andrea Pirlos, ka 4 të kuq.

Para Kuadrados me të kuq te Juve ishin ndëshkuar Adrien Rabio në ndeshjen kundër Romës, Alvaro Morata përballë Beneventos dhe Federiko Kieza kundër Krotones.

Nëse këtu shtojmë edhe kartonin e kuq të Merih Demiral në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, atëherë numri shkon në 5 që nga fillimi i këtij sezoni, më shumë se çdo skuadër tjetër.

Leave a Reply