Revolucion tek Juve, largohet Anjelli!

Shumë gjëra të mëdha priten që të ndodhin muajve të ardhshëm tek skuadra e Juventusit ku pritet edhe largimi i Andrea Anjellit i cili është i gatshëm për ta lënë “Zonjën e Vjetër” për Ferrarin.

Një gjë të tillë raporton e përditshmja italiane “La Verita”,  sipas së cilës Anjelli do të largohet nga kryesia, shkaku i paraqitjeve të dobëta të skuadrës por mbi të gjitha shkaku i humbjeve financiare ku borxhi muajve të ardhshëm pritet që të shkojë në 600 milionë euro.

Synimi tjetër i Anjellit mbetet që të fillojë punën e tij me Ferrarin, ndërsa për Juven mund të ndodhë njëjtë siç ndodhi me Milanin dhe aksionet ti shkojnë ndonjë korporate të huaj.

Leave a Reply