Njihuni me Realin e vitit 2022, plotë yje në “Bernabeu”

Florentino Perez po mendon rifreskin e skuadrës së Realit të Madridit, ndërsa një gjë të tillë pritet ta bëjë deri në vitin 2022, apo më së voni 2023. Sipas gazetës spanjolle Diario AS, janë tre futbollistë në krye të listës së dëshirave të transferimeve të Florentino Perez, i cili thuhet se nuk do të kursejë aspak, për të sjellë këtë treshe në “Santiago Bernabeu”.

Fjala është për yllin francez të PSZh-së, Kylian Mbape, norvegjezin Erling Haaland si dhe francezin Eduardo Kamavinga.

Ardhja e treshes do të bënte që Real Madridi të kishte një formacion të mbushur me yje, por edhe më të ri në moshë.

Mbape (22 vjeç), Haaland (20 vjeç) dhe Kamavinga (18 vjeç), do të ishin në qendër të projektit, duke zëvendësuar yje si si 35-vjeçari Luka Modriç dhe 33-vjeçari, Karim Benzema.

Drejtuesit e klubit duan që kjo skuadër e re e Real Madridit të jetë në fuqi deri në vitin 2022, ose më së voni në vitin 2023, që përkon me përfundimin e Bernabeut  të rimodeluar.

Me këtë klubi kërkon të ngjitet sërish në periudhën e artë, kur brenda 5 edicioneve (2014-2018), plotë 4 herë fituan trofeun e Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply