Zbulohet shuma marramendëse që McGregor do të fitojë nga UFC

Conor McGregor do të rikthehet sërish në kafaz për të luftuar, teksa përballë do të ketë Dustin Poirier, të cilin gjashtë vite më parë e mundte me nokaut në UFC 178.

“The Sun” ka publikuar fitimet e dy luftëtarëve në këtë përballje. Nuk janë të barabartë sepse kjo vendoset sipas arritjeve të të dyve në të shkuarën dhe historinë e irlandezit e dimë të gjithë mirë.

McGregor në këtë përballje ka të sigurta 2.5 milionë euro, një shumë e madhe, duke parë se pandemia ka goditur edhe UFC. Përfitimet e McGregor janë thuajse 20 herë më të mëdha se ato të Porier.

Amerikani ka vetëm 124 mijë euro të sigurta nga kjo përballje, duke pasur më pak motiv për të fituar në këtë aspekt. Por kjo nuk është e sigurt sepse flitet se Poirier ka arritur marrëveshje të re me UFC dhe mund t’i çojë përfitimet deri në 900 mijë euro.

Megjithatë një fitore me McGregor mund ta fusë atë në rangun e më të mirëve dhe pse jo Khabib të provojë një rikthim në oktagon në një ndeshje me Poirier.

Leave a Reply