Tifozët i shkojnë te shtëpia Taulant Xhakës, ja çfarë i shkruajnë (VIDEO)

Futbollisti shqiptarë i Bazelit, Taluant Xhaka, po kalon një periudhë shumë të vështirë, teksa ka mbyllur sezonin, për shkak të një dëmtimi në ligamentin e gjurit të majtë.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare po qëndron jashtë fushave nga gushti i vitit të kaluar, ku pësoi një dëmtim të rëndë, ndërsa pak ditë më parë mori lajmin e keq që duhej t’i nënshtrohej operacionit.

Duke parë momentin e vështirë që po kalon Taulanti, tifozët e Bazelit kanë menduar t’i gjenden pranë në këto momente, duke e surprizuar me një veprim të bërë së fundmi.

Tifozët kanë shkuar te shtëpia e Xhakës, dhe jashtë saj kanë vendosur një banderolë të madhe, në të cilën shkruhej: “E kuqja është dashuri, e kaltra besnikëri. Bëhu më mirë Taulant!”

Një veprim i këtillë nga ana e tifozëve ka surprizuar edhe vetë Taulantin, i cili ka falënderuar ata përmes  profilit të tij zyrtar në “Instagram”.

View this post on Instagram

A post shared by Taulant Xhaka (@tx.34)

Leave a Reply