Hulk rikthehet të luaj në vendlindjen e tij në Brazil

Hulk ka vendosur të rikthehet në vendlindjen e tij në Brazil, duke nënshkruar kontratë me skuadrën e Atletiko Minerio.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi brazilian, përmes një postimi në “Twitter”.

“Hulk është i joni”, shkruajnë ata krahas një video, ku e krahasojnë lojtarin me personazhin e filmave Marvel, falë nofkës së tij.

Sulmuesi i njohur brazilian së fundmi për 4 vite të plota luajti në Kinë te skuadra e Shanghai SIPG, me të cilën skuadër zhvilloi 100 ndeshje, duke realizuar edhe 51 gola.

Atletiko Mineiro mposhti konkurrencën e klubeve si Porto, Beshiktash apo dhe Palmerias, skuadra këto që gjithashtu tentonin transferimin e sulmuesit të njohur brazilian, i cili një kohë të gjatë ka luajtur edhe në futbollin europian.

Leave a Reply