IFFHS mes shumë kampionëve zgjedh trajnerin më të mirë të shekullit të ri

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS), së fundmi ka publikuar trajnerët më të mirë të 20 viteve të fundit.

Në vend të parë renditet trajneri aktual i Totenhamit, Hoze Murinjo, i cili gjatë karrierës së tij ka fituar shumë trofe me skuadrat, si: Porto, Çelzi, Inter, Real Madrid dhe Mançester Junajted.

226 pikë ka grumbulluar Murinjo në këtë klasifikim, teksa në vend të dytë renditet trajneri shumë vjeçar i kombëtares gjermane, Joakim Lëv me 213 pikë. Kujtojmë Gjermania nën drejtimin e tij në vitin 2014 fitoi trofeun e Kupës së Botës, duke mundur Kombëtaren e Argjentinës.

Podiumi kompletohet nga legjenda e gjallë e Mançester Junajtedit, Sir Aleks Ferguson dhe trajneri aktual i Mançester Sitit, Pep Guardiola, që të dy me nga 183 pikë, ndërkohë në vendin e 5-të renditet Arsen Venger, i cili për 22 vite me rradhë drejtoi Arsenalin.

Leave a Reply