Struga Trim Lum dorëzohet fare në fund përballë Pelisterit, pëson disfatën e parë në shtëpi (VIDEO)

Struga trim Lum ka pësuar disfatën e parë në terren vendas në ndeshjet e edicionit 2020/2021 në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Pas 6 fitoreve dhe 4 barazimetë deritanishme, skuadra e Srgjan Zaharievskit sot u dorëzua përballë Pelisterit, skuadër kjo që fitoren e siguroi vetëm në minutat shtesë të takimit.

Struga Trim Lum ishte kundërshtarë më i mirë gjatë gjithë ndeshjes, mirëpo të kota dolën të jenë gjitha tentativat e vendasve, të cilët në fund nuk patën edhe kohë për të rikthyer rezultatin pas atij goli të Pejakoviç në minutën e 92-të.

Sulmuesi serb përfitoi nga një pakujdesi e portierit të Struga Trim Lum, Urosh Djuriç, i cili në tentativë për të kapur topin, e lëshoi atë nga duart, duke i mundësuar bashkëpatriotit të tij që nga afërsia të shënojë golin e fitores për Pelisterin.

Përveç portierit Djuriç, i cili nuk reagoi mirë në këtë rast, një pjesë të fajit gjatë shënimit të këtij goli kanë edhe mbrojtësit, të cilët nuk arritën që të markojnë sulmuesin Princ, të cilën e lejuan që të futet brenda zonës së rrezikshme.

Pas këtij goli, Struga Trim Lum menjëherë u vërsul në sulm, ndërsa një rast diskutabil ndodhi në zonën e mysafirëve. Njëri nga mbrojtësit e Pelisterit fauloi njërin prej futbollistëve vendas, ndërsa edhe pse arbitri kryesor ishte afër, tregoi që loja të vazhdojë, ndërsa e gjithë kjo shkaktoi shumë reagime tek ekipi vendas, që kërkonin përgjegjësi edhe nga ana e ndihmësit të Igor Ivanov, pasi kishte një pamje shumë të mirë kah momenti diskutabil i këtij takimi, që në fund u mbyll me fitoren e Pelisterit, për të cilën skuadër ishte kjo fitorja e parë në ndeshjet me Struga Trim Lum. (infOSport.mk)

Leave a Reply