Zvicër-Lituani fillon me vonesë për faj të portave, Shaqiri shënon pas 2 minutash (VIDEO)

Ndeshja midis Zvicrës dhe Lituanisë, e vlefshme për Grupin C eliminatorë për Botërorin e vitit 2022 që do të mbahet në Katar, ka nisur me vonesë për shkak të përmasave jokorrekte të portave.

Mirëpo një gjë e tillë nuk i ka penguar aspak yllit shqiptarë të Liverpullit, Xherdan Shaqiri, i cili pas vetëm dy minutave lojë arriti që të tund rrjetën e lituanezëve.

Shaqiri përfitoi nga një gabim i mbrojtësve mysafir, ndërsa pasi pranoi një top nga Embolo në zonën kundërshtare, goditi me të parën me të djathtën e tij, duke kaluar në epërsi “helvetët”.

Leave a Reply