E bujshme, Marçelo Lipi rikthehet te Juventusi

Trajneri i mirënjohur Italian, Marçelo Lipi, ka vendosur të rikthehet tek skuadra e Juventusit.

Rikthimi i tij nuk do të jetë në rolin e trajnerit, por në strukturat menaxheriale të bardhezinjëve, dhe do te jetë si një mësues për Andrea Pirlon i cili ka shumë punë për të bërë.

Lipi ka qenë trajneri  i Juventusit në vitet 94’-99’ duke arritur të fitojë dhe Ligën e Kampionëve me bardhezinjtë në vitin 1996, trofe ky që “Zonja e Vjetër” që prej asaj kohe nuk ka mundur ta sigurojë dot më. Presidenti Anjeli e ka parë si të nevojshëm afrimin e një trajneri me eksperiencë pas disa luhatjeve të ekipit kohët e fundit.

Leave a Reply