Immobile dhe Insinje u japin fund shpresave të turqve (VIDEO)

Italia po luan një pjesë të dytë shumë efikase, teksa brenda 80 minutave ka shënuar 3 gola në rrjetën e Çakër, njofton “infOSport.mk”.

Gjithçka nisi në minutën e 53-të me autogolin e Demirel, për të ardhur më pas dy gola të tjerë nga ana e sulmuesve, Çiro Immobile dhe Lorenco Insinje.

Bashkëlojtari i Vedat Muriqit te Lacio, Immobile realizoi në minutën e 66-të, kur përfitoi nga një top i devijuar i portierit turk, i cili gaboi në minutën e 79-të, duke ju dhuruar një top italianëve, të cilët nuk falën dhe përmes disa pasimeve të sakta me anë të Insinjes të shënojnë edhe golin e tretë. (infOSport.mk)

Leave a Reply