E dhimbshme, futbollisti belg përfundon aventurën në Euro 2020 vetëm pas ndeshjes së parë!

Lajme të këqija për kombëtaren e Belgjikës. Ish-anësori i Atalantës, i cili aktualisht aktivizohet në rradhët e Leçester Sitit, Timo Kastanj ka braktisur kompeticionin EURO 2020.

25-vjeçari u dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Rusisë, ndërsa serioziteti i dëmtimit ka bërë që ai të rikthehet në Belgjikë ku gjatë orëve në vijim do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Lajm i keq ky për kombëtaren e Martinezit i cili humbet një ndër lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares për finalet e EURO 2020.

Leave a Reply