E pyesin kush e fiton titullin kampion në Serie A? Ja përgjigjja epike e Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur, ndonëse të dielën që lamë pas festoi 40 vjetorin e lindjes.

Në emisionin “Le lene”, Ibra u shpreh se pavarësisht moshës, ai përsëri ndihet si një i ri.

“Jam 40 vjeç, por unë ndihem i ri. Ka disa probleme, por ato do të rregullohen.”, tha fillimisht suedezi.

Në pyetjen se kush do të shpallet kampion këtë vit në “Serie A”, Ibrahimoviç erdhi me një përgjigje në stilin e tij: “Në cilin ekip luan Zlatan? Milani. Kështu që Milani do e fitojë titullin kampion”.

Leave a Reply