SportKlub dhe ArenaSport nga viti 2022 me komentim edhe në shqip!

Në seancën e rregullt të Qeverisë së vendit, është miratuar rekomandimi, sipas të cilit kanalet sportive që ritransmetojnë përmes operatorëve kabllorë do të duhet që ngjarjet e tyre sportive ti prezantojnë edhe në gjuhë maqedonase dhe shqipe.

Afati i fundit është caktuar deri në fund të vitit, kështu që pas datës 31 dhjetor 2021, “Sportklub” dhe “Arenasport” do të duhet të përshtaten me dispozitat e Konventës së Bashkimit Evropian për Televizionin Ndërkufitar për të transmetuar shërbime mediatike sportive në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

“Bazuar në raportin e grupit punues për gjetjen e mënyrës për rregullimin e mbulimit gjuhësor në gjuhën maqedonase dhe shqipe në kanalet sportive që ritransmetohen në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeveria u rekomandoi të gjithë transmetuesve që ritransmetojnë përmbajtje sportive në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më së voni deri me 31 dhjetor të fillojnë me zbatimin e dispozitave të konventës dhe të transmetojnë shërbime mediatike sportive në gjuhën maqedone dhe shqipe” – thonë nga Qeveria.

ArenaSport dhe SportKlub në vendet e Ish Jugosllavisë emitohen në gjuhët zyrtare të këtyre vendeve, ndërsa pas përpjekjeve të Qeverisë tonë, me shumë gjasa një gjë e tillë do të ndodh edhe në vendin tonë.

Leave a Reply