Alban Beqiri si “luan” siguron të paktën një medalje midis Beogradit në boksin amator!

Boksieri nga Shqipëria, Alban Beqiri ka siguruar një medalje në Botërorin e boksit amator që po mbahet në Beograd, aty ku morri pjesë edhe shkupjani, Jasin Lama.

Edhe kësaj radhe nga tifozët serbë nuk kanë munguar fishkëllimat ndaj boksierit shqiptar, mirëpo Beqiri në fund doli fitues dhe siguroj një medalje.

Ai e ka mposhtur të mërkruën mbrëma në çerekfinale boksierin nga Jordania, Zeyad Eashash 4:1 me vlerësim të gjyqtarëve. Beqiri në këtë meç për kategorinë deri në 71 kilogramë e humbi raundin e parë por fitoj dy të tjerë, për ta siguruar medaljen e bronztë.

Për Beqirin ishte fitorja e katërt në Botëror. Në rrethin e parë mposhti kenianin Boniface Maina, në të dytin lituanin Saimonas Banys, ndërsa në të tretin boksierin nga Panamaja, Eduardo Chambers Beckford 4:1.

Në gjysmëfinale Beqiri do të përballet me boksierin rus, Vadim Musaev.

Leave a Reply