Brazili mund Kolumbinë, fitojnë edhe Kili dhe Peru (VIDEO)

Janë luajtur 4 ndeshjet e para të muajit nëntor në fushatën kualifikuese të Botërorit “Qatar 2022” në Amerikën e Jugut.

Brazili ka fituar minimalisht 1:0 ndaj Kolumbisë në shtëpi duke i’u falur golit të ish-milanistit Lukas Paketa në minutën e 72-të.

Me këtë fitore Brazili mban vendin e parë në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Kolumbia tashmë renditet në pozitën e 5-të me 16 pikë të tubuara.

Peruja ka arritur të triumfojë me rezultatin 3:0 në shtëpi ndaj Bolivisë. Golat u realizuan nga ish-milanisti Xhanluka Lapadula në minutën e 9-të, Kueva në të 31-tën dhe Pena në minutën e 39-të.

Me këtë fitore Peruja ngjitet në vendin e 7 në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Bolivia në vendin e 12 në kuotën e 12 pikëve.

Kili fiton minimalisht 0:1 në transfertë ndaj Paraguajit falë një autogoli të realizuar nga Silva në minutën e 56-të.

Me këtë sukses Kili ngjitet në vendin e 4 në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Paraguaji në vendin e 8 në kuotën e 12 pikëve.

Edhe Ekuadori ka arritur të fitojë me rezultatin 1:0 në shtëpi ndaj Venezuelës. Deçiziv ishte goli i Hinçape në minutën e 41-të.

Me këtë triumf, Ekuadori ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Venezuela klasifikohet e fundit në kuotën e 7 pikëve.

Leave a Reply