Super gol i Et’hemit, tetovari dhuron spektakël në Turqi (VIDEO)

Tetovari Valon Et’hemi ka shënuar një supergol në Ligën e Dytë turke, duke ndihmuar ekipin e tij, Istanbulspor, që të shënojë fitore 2:1 ndaj Samsunspor në ndeshjen e vlefshme të javës së 17-të në Ligën e Dytë Turke, njofton “infOSport.mk”.

Ish-futbollisti i Kukësit goditi saktë nga distanca duke e dërguar topin në fundin e rrjetës dhe i dha avantazhin Istanbulspor.

Et’hemi vazhdon të shkëlqejë në ligën e parë turke dhe me golin e sotëm arrin në kuotën e 3 golave për këtë sezon.

Në këtë ndeshje, Et’hemi ishte i vetmi shqiptar në fushë pasi Rroca dhe Abazaj janë të dëmtuar, ndërsa Çinari nuk ishte në listën e futbollistëve të grumbulluar te skuadra e Samsunspor.

Me këtë fitore Istanbulspor arriti në kuotën e 26 pikëve, duke u renditur në pozitën e 5-të, derisa Samsunspor me po të njëjtin numër të pikëve renditet në pozitën e 6-të, kjo për shkak gol-averazhit. (infOSport.mk)

Leave a Reply