3 ndeshje pa pranuar gol, mbrojtja bënë që Renova të ëndërrojë

Renova në ndeshjen e vlefshme të javës së 15-të ka barazuar pa gola në Tetovë ndaj Sileksit, njofton “infOSport.mk”.

Në momentet në të cilat ndodhet Renova, ky rezultat nuk kënaq fare “gjipspunuesit”, mirëpo gjithsesi se duhet pranuar se ka shenja pozitive te kjo skuadër. Gjithçka fillon nga mbrojtja, e cila me ardhjen e Qatip Osmanit në krye, është konsoliduar mjaft mirë, ndërsa këtë më së miri e dëshmojnë 3 ndeshjet e fundit, ku Renova nuk ka pranuar gol.

Renova kishte më shumë raste shënimi përballë skuadrës nga Kratova, e cila u mbrojt mjaft mirë, ndërsa në fund i’a arriti qëllimit që nga Tetova të rikthehet e pamposhtur.

Pas këtij barazimi, Sileksi vazhdon të mbajë pozitën e 5-të në renditje me 21 pikë, po aq sa ka edhe Struga Trim Lum në pozitën e 6-të, ndërkohë Renova me 15 pikë renditet në pozitën e 9-të.

Në mesjavë, Renova do të udhëtojë për në Shkup, për tu përballur me Rabotniçkin, ndërkohë Sileksi në Kratovë do të mirëpret Struga Trim Lum.

Leave a Reply