Hidhet shorti për ndeshjet e 1/8 së finales, do kemi përballje mes ekipeve shqiptare

Është hedhur shorti për ndeshjet e 1/8 së finales në kuadër të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Një gjë e tillë u bë  sot në hapësirat e Federatës së Futbollit, ndërsa goglat sollën një përballje mes ekipeve shqiptare të Bashkimit dhe Shkëndijës së Haraçinës. Këta të fundit triumfuan në kampionat, ndërsa mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në këtë garë, ku Bashkimi futet më i këndellur, ndërsa një gjë të tillë dëshmoi edhe në fundjavë, kur mundi ekipin e favorizuar të Struga Trim Lum.

Skuadra strugane në ndërkohë peshkoi Bellasicën për tu përballur në 1/8 e finales, ku interes më ë madh zgjojnë ndeshjet Vardari – Tikveshi, Sileksi – Pelisteri, si dhe AP Brera – Arsimi.

Skopje do të luaj kundër Novacit, ndërkohë dy skuadrat shkupjane, që njëherit kanë arritur që edhe të fitojnë këtë trofe, Makedonija GJ.P dhe Rabotniçki, do të përballen me Bregallnicën, gjegjësisht Sasa-n.

Datat e sakta të zhvillimit të këtyre ndeshjeve do të caktohen në mënyrë plotësuese gjatë ditëve në vijim, edhe pse FFM sipas planit fillestarë, ka paraparë që këto ndeshje të zhvillohen mes datave 27 dhe 28 tetor.

Fituesi nga këto ndeshje, siguron direkt një vend për në ndeshjet çerekfinale. (infOSport.mk)

Leave a Reply