Epiteti i boksierit më të mirë në histori, Tajson tregon se kush e meriton

Legjenda e boksit, Majk Tajson nuk beson se Flojd Majvedher duhet të shpallet boksieri më i mirë i të gjitha kohërave vetëm sepse ka 50 fitore dhe asnjë humbje.

Tajson e ka vlerësuar shumë Flojdin, por shtoi se ai nuk mund të jetë më i miri i të gjitha kohrave kur sipas tij ka boksier që kanë statistikë më të mirë se ai.

“Flojd është një luftëtar i madh, mos më keqkuptoni. Ai pati 50 luftime. Dëgjoni, Sugar Ray Robinson pati 40 luftime, humbi një dhe më pas pati një varg prej 78 fitoresh. Për hir të Zotit. Julio Cesar Chavez ishte 89-0 deri në momentin kur humbi. Mos më thuaj se je boksieri më i madh i të gjitha kohërave me 50-0. Ju jeni i madh, nuk ka dyshime, por 50-0? Chavez ishte 90”,-  tha Tajson.

Leave a Reply