Pas disfatës ndaj Maqedonisë, italianët e lanë dhomën e zhveshjes në gjendje të mjerueshme! Ja reagimi i Bonuçit

Disfata e 24 marsit ndaj Maqedonisë në Palermo la një shenjë të hidhur tek futbollistët e kombëtares italiane, të cilët pas ndeshjes e lanë dhomën e zhveshjes në një gjendje të mjerueshme.

Pas kësaj futbollistët italian ishin në shënjestër të disa mediave, ndërsa vetëm pas disa ditëve ka reaguar dhe mbrojtësi italian, Leonardo Bonuçi, i cili pasi i tërhoqi vëmendje Federata Italiane e Futbollit, ka kërkuar falje në emër të gjithë futbollistëve dhe stafit.

“Ne bëmë një gabim të madh, herës tjetër do të kemi më shumë vëmendje. Ishim të trishtuar dhe nuk i vumë rëndësi detajeve të vogla që bëjnë diferencën. Në sfidat e ardhshme do të kërkojmë më shumë mjete që të na ndihmojnë të pastrojmë mbeturinat tona. Ju kërkojmë falje”, –  ishin fjalët e mbrojtësit të Juventusit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply