Nistellroj në verë do të drejtojë klubin e njohur europian!

Rud van Nistelroj gjatë verës do të marrë postin e trajnerit te PSV Ajndhoven, pasi klubi i njohur holandez njoftoi pasardhësin e Roger Schmidt gjatë ditës që po e lëmë pas.

Legjenda e Mançester Junajtedit, i cili në periudhën nga vitit 1998-2001 me fanellën e PSV Ajndhoven kishte shënuar 62 gola, ishte trajner i ekipit rezervë të klubit, por do të marrë detyrën e ekipit të parë në fund të sezonit, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare.

“Kam vite që punoj drejt këtij momenti. Jam krenar dhe i bindur që jam gati të marr një rol udhëheqës në klubin tim” – është shprehur Nistellroj për faqen zyrtare të klubit holandez.

Që kur u pensionua nga futbolli në vitin 2012, Van Nistellroj ka qenë asistent me ekipin kombëtar të Holandës, edhe atë në dy raste, (2014-2016) dhe (2019-tani), ndërsa gjithashtu kishte punuar me ekipet U-19 dhe ekipin rezervë të PSV Ajndhoven.

Leave a Reply