Luis Hamilton dhe Serena Ulliams gati të blejnë Çelzin!

Luis Hamilton dhe Serena Ulliams po përgatisin një ofertë zyrtare me vlerë 10 milionë sterlina për blerjen e skuadrës së Çelzit.

Lajmi i bujshëm bëhet i ditur nga “Mirror”, me të përditshmen britanike që ka zbuluar planin e dyshes së famshme të botës së sportit.

Ajo çka e bën të habitshëm këtë vendim është fakti se piloti i Formula 1, Luis Hamilton është një fans i Arsenalit, gjë që do i bënte tifozët e Çelzit të ishin kundër shitjes së klubit tek ai.

Mbetet për t’u parë nëse oferta e tenistes amerikane dhe pilotit britanik do të jetë e mjaftueshme për të realizuar dëshirën e tyre të madhe për të marrë kontrollin e “Bluve të Londrës”.

Leave a Reply