FBM cakton arbitrët për ndeshjen vendimatare të KB Çair 2030 për inkuadrim në Ligën e Parë

Komisioni i garave pranë Federatës së Basketbollit të Maqedonisë gjatë ditës së sotme  ka caktuar arbitrët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e tretë të fazës “play-off”, midis KB Çair 2030 dhe Vardarit, dy skuadra këto që po luftojnë për një vend në Ligën e Parë të basketbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Arbitër i parë do të jetë arbitri me shenjën e FIBA, Aleksander Pavlov, arbitër i dytë do të jetë Ivan Mijalkovski, ndërsa i treti do të jetë Andrej Zlatevski.

Delegat i këtij takimi shumë të vlefshëm për skuadrën e KB Çair 2030 dhe Vardarit, do të jetë Sasho Terzievski.

Kujtojmë pas dy ndeshjeve të para të fazës “play-off”, rezultati është i barabartë, 1:1, ashtu që ndeshja e tretë që do të luhet në palestrën “Shaban Trstena” në Çair, do të vendos se cila prej këtyre dy skuadrave vitin tjetër do të garojë në mesin e më të mirëve.

Ndeshja KB Çair 2030 – Vardar në program është të shtunën (14 maj) me fillim në ora 19:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply