Murinjo barazohet me Trapatonin, shkruan histori të veçantë në Tiranë

Roma triumfoi në finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë, duke mundur Fejenordin me rezultatin minimal  1:0, njofton “infOSport.mk”.

Zaniolo doli të jetë heroi i skuadrës “romake”, që e ndihmoi Romën të fitoj trofeun e parë europian pas vitit 1961, ndërsa gjithashtu i mundësoi Murinjos që të fitoj trofeun e 5-të europian.

Në këtë mënyrë strategu portugez barazohet me ish trajnerin legjendar të Bajernit të Munihutu, Xhovani Trapatoni, i cili ishte trajneri i vetëm me atë numër të trofeve të fituar në kuadër të Kupave Europiane.

“Special One” më parë kishte fituar me Porton Ligën e Kampionëve dhe Kupën e UEFA-s, me Interin Ligën e Kampionëve dhe me Mançester Junajtedin Liga Europën.

Gjithashtu Murinjo u bë trajneri i parë që është shpallur kampion Europe me 4 skuadra të ndryshme.

Leave a Reply