Egnatia dhe Dinamo barazojnë në një sfidë ku protagonistë bëhen futbollistët nga Maqedonia

Egnatia e Zekirja Ramadanit ka barazuar 1:1 në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt në Superligën shqiptare kundër Dinamo Tiranës, ndeshje kjo që në fund kaloi në shenjën e futbollistëve shqiptarë nga Maqedonia, njofton “infOSport.mk”.

Egnatia avansoi e para në këtë përballje, falë golit të shënuar nga kërçovari, Demir Imeri në minutën e 42-të, ndërsa barazimin skuadrës së Dinamo Tiranës, i’a solli Agim Ibraimi me golin e realizuar në minutën e 90-të.

Ishte ky goli i 7-të sezonal për Ibraimin, i cili edhe pse erdhi si përforcim i bujshëm te Dinamo Tirana para fillimit të sezonit, i njëjti nuk mundi të ndihmojë këtë skuadër dot për të mbiejtuar në mesin e më të mirëve, ashtu që vitin tjetër me shumë gjasa pa Ibraimin, Dinamo do të garojë në Ligën e Parë shqiptare.

Një fat të tillë mund të ketë edhe Egnatia, skuadër kjo që mbijetesën në mesin e  më të mirëve mund ta sigurojë vetëm përmes ndeshjes së balotazhit.

Egnatia në ndeshjen e balotazhit do të duhet të luaj kundër skuadrës së Korabit nga Peshkopia, që në finalen e “play-off” të skuadrave nga Liga e Parë mundi ekipin e Apolonisë së Fierit me shifrat 3:2.

Egantia e strategut shkupjan, Zekirja Ramadani është në epërsi, pasi ndeshjen vendimtare për mbetje në Superligë do ta zhvillojë në Rrogozhinë, para tifozëve të vetë. (infOSport.mk)

Leave a Reply