Real Madridi publikon listën e futbollistëve anti-Liverpull për finalen e Ligën e Kampionëve

Real Madridi e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për finalen e Ligës së Kampionëve.

“Mbretërit” për ta fituar trofeun e 14-të të ligës më prestigjioze evropiane për klube në Evropë duhet të “shkelin” Liverpullin në finalen që luhet në Paris.

Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti ka publikuar listën prej 26 futbollistëve të ftuar për këtë sfidë.

Në listën e Ançelotit është përfshirë edhe futbollisti belg, Eden Hazard dhe ai uellsian, Garet Bejll.

Finalja mes Liverpullit dhe Real Madridit luhet të shtunën e 28 majit në Paris me fillim nga ora 21:00.

Leave a Reply