Pas “Qatar 2022”, përfaqësuesja e Uellsit do ta ndryshojë emrin! Ja si do quhen!

Përfaqësuesja futbollistike e Uellsit mund të ndryshojë emrin pas Kupës së Botës, shkruan BBC britanike.

Në garat pasuese, Uellsi duhet të quhet Cymru, që është emri tradicional i shtetit të tyre në gjuhën uellsiane.

Cymru është emri që Uellsi tashmë e përdor në komunikimet dhe dokumentet zyrtare. Presidenti i shoqatës Noel Mooney tha se ata donin ta bënin një hap më tej.

“Ekipi kombëtar duhet të quhet Cymru sepse kështu e quajmë. Kështu i quajmë të gjitha ekipet tona kombëtare këtu në Uells. Nëse shikoni faqet tona në internet, ne jemi të gjithë Cymru. Në frontin ndërkombëtar, ne ende Ju keni parë se si, për shembull, Azerbajxhani dhe Turqia përdorin gjuhët e tyre. Ajo që ne duam të arrijmë është të ringjallim gjuhën uellsiane dhe të rrisim ndjenjën e krenarisë kombëtare dhe të nxjerrim në pah kulturën dhe trashëgiminë tonë” – u shpreh Mooney.

Përfaqësuesja e Uellsit do të garojë në Botërorin “Qatar 2022” nga data 20 nëntor.

Uellsianët bëjnë pjesë në grupin “B”, së bashku me Anglinë, SHBA-në dhe Iranin. Pjesëmarrja e tyre në Katar do të jetë vetëm e dyta në kuadër të Botëroreve, pas asaj në Suedi në vitin 1958.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply