Askush si tifozët e Milanit këtë edicion, 70 mijë bileta të shitura për ndeshjen me Specian!

Milani sonte do të mirëpret Specian në “San Siro”, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 13-të në Serie A. Kualifikimi në fazën e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve ka ngritur në kulm moralin e “kuqezinjëve” që do të kërkojnë të rikthehen te fitorja edhe në kampionat pas asaj disfate nga Torino javën e shkuar.
Trajneri Pioli gëzon pothuajse më të mirët e sfidës dhe nesër nuk priten kurrsesi rotacione.

Një armë e fortë do të jetë edhe mbështetja e tifozëve nga shkallët e stadiumit.

Deri tani janë shitur plot 70 mijë bileta përfshirë 600 të tifozëve miq.

Niveli i ndeshjes nuk ka rëndësi për tifozët milanist të cilët këtë sezon mbajnë rekordin për prezencën më të madhe në stadium.

Me grupin pothuajse të plotë dhe tifozët nga pas, Milanit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të dalë me tre pikë nga kjo ndeshje.

Leave a Reply