Ish-futbollisti serb kapet me 115 kilogramë kokainë

Ish-futbollisti, Dushan Petkoviç u arrestua në Amsterdam të Holandës pasi u kap me 115 kilogramë kokainë.

Siç raporton “Blic”, Petkoviç është një nga tetë të arrestuarit si pjesë e një hetimi të Europolit për një kompani mashtruese që shiste pllaka të mbushura me pako të fshehura kokaine.

Mediat raportojnë se grupi kishte plane ta transportojnë kokainën në Londër për shpërndarje në Mbretërinë e Bashkuar.

Tashmë të arrestuarit që kanë kryer vepra penale pritet të dënohen me disa vite burg.

 

Leave a Reply