Ndeshja e futbollit në Kosta Rikë shndërrohet në arenë boksi! (VIDEO)

Një skandal i madh ka ndodhur në një ndeshje futbolli në Kosta Rikë, aty ku futbollistët e të dyja skuadrave nuk kishin kursyer aspak grushtet mes tyre.

Një gjë e tillë kishte ndodhur në ndeshjen mes Guanacastecas dhe Liberias.

Gjithçka kishte nisur në minutën e 26-të, kur fusha për një moment u shndërrua në ring.

Ndeshja rinisi sërish, vetëm pasi palët u qetësuan, ndërsa në fund rezultati përfundimtarë i këtij takimi në fund doli të jetë 3:3.

Leave a Reply