Vjenë, vritet me armë zjarri ish-futbollisti i kombëtares austriake me origjinë turke!

Ish-futbollisti i Kombëtares së Austrisë me origjinë turke, Volkan Kahraman, ka mbetur i vrarë gjatë ditës së sotme, pas një sherri banal që ka patur në rrugë.

Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga mediat austriake që kanë bërë të ditur se e njëjta ka ndodhur në kryeqytetin e Vjenës.

Kahraman ishte vrarë me armë zjarri nga një person me të cilin njihej që më parë, ndërsa i njëjti thuhet së më pas ka bërë edhe vetëvrasje.

Kahraman, gjatë karrierës së tij si futbollistë në fillimin e viteve 2000 kishte luajtur 3 ndeshje me përfaqësuesen austriake, ndërsa së fundmi 43-vjeçari kishte punuar si trajner në skuadra të ndryshme në Vjenë.

Leave a Reply