Mercedesi prezanton makinën për sezonin e ri

Pas Ferrarit, makinën e saj për sezonin e ri e ka prezantuar edhe bolidi i Mercedesit.

“Shigjetat e Argjendta” kanë ardhur me makinën W13, e cila vjen në ngjyrë të zezë, njëjtë si ajo e vitit 2020, kur Hamilton fitoi dhe titullin e tij të shtatë dhe të fundit kampion bote në Formula 1.

Gjatë prezantimit të makinës, shefi i skuadrës gjermane, Toto Volf u shpreh: “Viti i kaluar ishte i vështirë për ne, por kemi mësuar shumë. Shpresoj që 2023 të jetë një provë që kemi mësuar si t’i rregullojmë gabimet”.

Këtë vit fansat e Mercedes vijnë me pritshmëri të lartë, të cilët besojnë te Luis Hamilton për t’u shpallur për të tetën herë kampion bote.

Leave a Reply