LA Liga, pezullon gjashtë VAR arbitra

Federata spanjolle e futbollit ka bërë publike se pas ndeshjes Valencia – Real Madrid, ka pezulluar 6  VAR arbitra.

Në këtë ndeshje futbollisti i skuadrës mbretërore Vinicius Junior, u përjashtua nga loja pas incidenteve  me huliganët vendas të cilët e ofenduan në baza racore. Vinicius, pas ndeshjes me një deklaratë të fortë kritikoi sjelljen e fansave vendas.

Po ashtu ai kritikoi edhe mungesën e sanksioneve nga La Liga. Më vonë La Liga, reagoi dhe u pezulluan gjashtë VAR arbitra, duke llogaritur edhe Iglesias Villanuev, i cili ishte VAR arbitër në ndeshjen e lart përmendur.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se imazhet (fotografitë), që ka marrë në teren referi kryesor De Burgos Bangochea, kanë qenë jo të plota. Federata nuk e ka të qartë se si arbitri kryesor iu kanë ofruar pamje vetëm nga goditja, por jo edhe i rrjedha e tërë incidentit.

Leave a Reply