Kampionati i 9-të Botëror i Futbollit të Femrave vijon fazën e grupeve, që ka hyrë në pjesën përfundimtare, teksa po mësojmë edhe emrat e kombëtareve që vazhdojnë garat.
Gjatë ditës së sotme u mbyllën edhe takimet e xhiros së tretë në Grupin “C”, me ç’rast mësuam edhe dyshet e para të 1/8 së finales në të cilët do përballen Japonia – Norvegjia si dhe Spanja – Zvicra.
Në ndeshjen për vendin e tretë në grupin “C”, deri tek fitorja e nderit erdhën futbollistet e Zambisë, që me rezultatin 3:1 e mundën Kostarikën.
Goli i dytë i këtij takimi, i shënuar nga Barbra Banda në minutën e 31-të nga penaltia, ishte goli i 1.000-të jubilar në kuadër të botëroreve për femra.
Para përfundimit të garave të grupit “C”, dihej se Japonia dhe Spanja do të vazhdojnë qëndrimin e tyre në botërorin e futbollit që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re.
Të dyja këto kombëtare para përballjes mes vete kishin nga 6 pikë, ndërsa në përballjen mes vete japonezet dolën fituese me 4:0 dhe më këtë siguruan pozitën e parë në grup me 9 pikë maksimale dhe një gol averazh impresionues 11:0.