FIFA me një postim tejet domethënës për përfaqësuesen e Kosovës

Shtëpia botërore e futbollit FIFA, ka bërë një postim mjaft domethënës për rrugëtimin e përfaqësueses së Kosovës që nga pranimi në vitin 2016.

FIFA e cilësoi si “ngritje historike” përparimin e Kosovës, skuadër kjo që nga pozita e 190-të në vitin 2016, tashmë figuron në pozitën e 84-të që është më e larta në historinë e futbollit “dardan”.

Ndryshe në postim shkruhet se Kosova është në prag të debutimit në Kupën e Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanada vitin e ardhshëm, dhe se kjo tregon se futbolli kosovar ka përparuar shumë në 9 vitet e fundit.

Kujtojmë që Kosova gjendet para dy ndeshjeve vendimtare për Kupën e Botës të vitit 2026, kur fillimisht të shtunën do të takohet me Slloveninë në transfertë, teksa me 18 nëntor në Prishtinë në ndeshjen e fundit në grupit “B”, do të mirëpret Zvicrën.

Leave a Reply