Reali mund Sitin edhe në Angli, elimonohet edhe Çelzi, tutje vazhdon Arsenali! (VIDEO)

Të martën u zhvilluan disa nga ndeshjet e kthimit në kuadër të Ligës së Kampionëve, pas të cilave mësuam emrat e 4 skuadrave të para çerekfinaliste, njofton “infOSport.mk”.

Real Madridi i udhëhequr nga Alvaro Arbeloa, mundi Mançester Sitin e Pep Guardiolas edhe në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Angli. Pas fitores 3:0 në Madrid, të besuarit e Arbeloas, në Mançester shënuan fitore 2:1, falë “dopietës” së Vinicius Jr.

Golin e nderit për Sitin e realizoi Erling Haaland gjatë pjesës së parë.

Fatin e Sitit e pati edhe Çelzi, që u mund edhe në Angli nga PSZh-ja e Luis Enrike. Skuadra parisiene i’a bëri 8:2 skuadrës londineze në dyluftimin e fazës së 1/8-ve të finales, duke u kualifikuar për në çerekfinale me shumë stil.

Kvaratshkelia dhe Barcola shënuan gjatë pjesës së parë, ndërsa rezultatin përfundimtarë të takimit, Çelzi 0, PSZh 3, e vendosi Mayulu.

Kujtojmë, PSZh në ndeshjen e parë në “Parkun e Princërve”, kishte shënuar fitore 5:2.

Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë në Gjermani kundër Bajer Leverkusenit, skuadra e Arsenalit para tifozëve të vetë shënoi fitore 2:0 ndaj skuadrës gjermane, duke prerë një biletë për në fazën tjetër.

Eze me një eurogol të vërtetë kaloi në epërsi Arsenalin, ndërsa qetësinë dhe kualifikimin e solli Declan Rice me golin e realizuar në minutën e 63-të.

Të mërkurën në program janë edhe 4 takimet tjera të fazës së 1/8-ve, ku mbetet të shihet nëse 3 skuadrat tjera angleze, si Njukasëll Junajted, Liverpull dhe Tottenham, do të kenë fatin e Arsenalit, apo të Sitit dhe Çelzit. (infOSport.mk)

Leave a Reply