Derisa lufta vazhdon dhe bombardimet e ndërsjella vazhdojnë, regjimi iranian nuk heq dorë nga represioni dhe terrori.
Raportohet se kampioni i mundjes, 19-vjeçari Saleh Mohammadi, i cili u arrestua së bashku me dy persona të tjerë gjatë protestave të janarit është ekzekutuar nga pushteti aktual iranian.
Saleh Mohammadi, një yll në ngritje nga Qom, dyshohet se u torturua dhe më pas u ekzekutua, thonë grupet e të drejtave të njeriut.
“Ekzekutimi i tij ishte një vrasje e hapur politike, pjesë e planit të Republikës Islamike për të synuar atletët për të shtypur disidentët dhe për të terrorizuar shoqërinë”, – tha për “Fox Neës”, Nima Far, një aktiviste e të drejtave të njeriut dhe atlete iraniane.
