Pas 15 vitesh, Federata e Futbollit e Maqedonisë vendos një Statut të ri, një dokument që nuk është vetëm një formalitet, por themeli i funksionimit të sistemit të drejtë.
Deri më tani në këtë institucion ishin bërë manipulime të mëdha sistematike, ndërsa një gjë e tillë nuk do të ndodh në të ardhmen.
“Deri në riregjistrimin e fundit, 44,996 futbollistë ishin regjistruar në garat e meshkujve. Pas riregjistrimit, numri i futbollistëve meshkuj është 14,210. Në periudhën e ardhshme, numri i saktë do të përcaktohet edhe në garën e femrave. Ky nuk është një gabim i vogël. Ky është manipulim sistemik. Me Statutin e ri, kjo merr fund. Mjaft me klube që ekzistojnë vetëm në letër. Mjaft me të dhëna të rreme. Mjaft me sistem fiktiv.” – tha numri 1 i futbollit, Masar Omeragiç.
