Në Kuvendin e rregullt Qendror të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, fjalim shumë konciz dhe me argumente të fuqishme mbajti numri 1 i futbollit në vend, Masar Omeragiç, i cili para të pranishmëve shpalosi punën një vjeçare të stafit të tij.
Omeragiç në detaje foli për situatën momentale në Federatë dhe si e kishte gjetur atë dhe si ishte punuar vetëm oak kohë para se të merrte postin e Presidentit.
“Në periudhën patra se të vija në rolin e presidentit të Federatës vetëm një muaj më parë janë tërhequr 5 milion euro, që ishin të destinuara për projekte madhore në të mirë të futbollit. Deri sa të jem unë në krye të Federatës gjëra të këtilla nuk do të ndodhin dhe mjtetet do të harxhohen kryesisht për futboll dhe jo gjëra të tjera” – u shpreh Masar Omeragiç para të pranishmëve.
