FFM sot mbajti Kuvendin e saj të rregullt vjetor ku u miratuan vendime shumë të rëndësihme

Federata e Futbollit të Maqedonisë gjatë ditës së sotme mbajti Kuvendin e saj të rregullt vjetor.

Në Kuvend ku morrën pjesë 61 nga gjithsej 65 delegatë, u miratuan disa vendime shumë të rëndësishme, të cilat ua sjellim më poshtë:

-Llogaria Përfundimtare për vitin 2025

– Buxheti për vitin 2025

– Statuti i Ri i FFM-së

– Vendimi që autorizon Bordin Drejtues të FFM-së të miratojë Strategjinë e Zhvillimit të FFM-së 2026-2030

UEFA dhe FIFA kryen një analizë të detajuar të dispozitave tona statutore dhe vunë në dukje fushat që duhet të harmonizohen me standardet ndërkombëtare. Në procesin e përbashkët, u përcaktua se një pjesë e konsiderueshme e Shoqatave Komunale të Futbollit janë jofunksionale ose ekzistojnë vetëm formalisht.

Prandaj, modeli i ri parashikon rajonalizimin, një zgjidhje që do të krijojë struktura funksionale, përfaqësim më të mirë dhe një nivel më të lartë transparence.

Pas 15 vitesh, Federata e Futbollit të Maqedonisë merr një Statut të ri, një dokument që nuk është vetëm një formalitet, por themeli i funksionimit sistemik.

Statuti u zhvillua në koordinim me UEFA-n dhe FIFA-n, gjë që garanton pajtueshmërinë me standardet më të larta ndërkombëtare. Ai prezanton transparencë më të madhe, një shpërndarje të qartë të përgjegjësive dhe një sistem funksional vendimmarrjeje.

Kjo do të thotë fundi i improvizimeve dhe fillimi i stabilitetit institucional.

“Ne do të vazhdojmë me reforma, me rend dhe me rregulla të qarta. Për futboll të ndershëm, të rregullt dhe të denjë për të gjithë ata që e duan. Paralelisht me këto reforma, kemi filluar përgatitjen e një strategjie të re katërvjeçare për zhvillimin e futbollit. Vizioni ynë është futboll i qëndrueshëm, konkurrues dhe modern, i bazuar në themele realiste dhe rregulla të qarta. Futboll që krijon lojtarë, ndërton klube dhe rikthen besimin tek tifozët. Një sistem që nuk varet nga individët, por funksionon në mënyrë të pavarur, të qëndrueshme dhe në interes të sportit. Qëllimi është të rritet baza duke filluar që nga mosha më e re, nga aktivitetet bazë deri te futbolli profesional.” – u shpreh Presidenti i FFM-së, Masar Omeragiç.

Leave a Reply