E konfirmuar, FFM suspendon për dy vite LFK të Ohrit dhe Kërçovës

Në Kuvendin e rregullt vjetor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë që u mbajt sot në Shkup, u konfirmua vendimi i Bordit Drejtues të këtij institucioni nga më herët, ku ndër të tjerash thuhet se Lidhjet Komunale Futbollistike të Ohrit dhe Kërçovës pezullohen për dy vite për shkak të parregullsive në punën e tyre.

Këto vendime ishin të vlefshme tashmë për një kohë të caktuar, dhe të njëjtat gjatë ditës së sotme morrën konfirmimin zyrtar sipas statutit të Federatës dhe nga Kuvendi i këtij institucioni.

Me këtë vendim i jepet fund një mënyre të tillë funksionimi, që në të kaluarën si duket ka qenë praktikë, ndërsa udhëheqja aktuale e Federatës së Futbollit të Maqedonisë me vendimet e marrë në Kuvendin e saj të rregullt, ju dha fund këtyre parregullsive.

Leave a Reply