Kuvendi i FFM-së në seancën e saj të rregullt vjetore, miratoi unanimisht edhe raportet e punës së Presidentit dhe Bordit të Drejtorëve të FFM-së për vitin e kaluar, raportin e Bordit Mbikëqyrës të FFM-së, si dhe raportet e autoriteteve ligjore dhe organeve të licencimit për vitin 2025.
Gjithashtu u miratua edhe raporti i administratës së FFM-së mbi zbatimin e Planit Strategjik 2021-2025, të cilin e paraqiti Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit vendor, Leonid Jandreoski.
“Viti i kaluar ishte një periudhë e rëndësishme për Federatën e Futbollit të Maqedonisë. Një vit me plotë punë, me qëllime të qarta dhe hapa konkretë drejt përmbushjes së vizionit tonë.”
“Ne i zbatuam të gjitha aktivitetet në përputhje me tre dokumentet kryesore strategjike: Strategjinë e Përgjithshme, Strategjinë e Futbollit tek femrat dhe Strategjinë e Qëndrueshmërisë Sociale. Fokusi ishte i qartë, infrastruktura, të rinjtë, futbolli i femrave dhe përgjegjësia sociale. Këto janë themelet mbi të cilat ndërtohet një sistem i qëndrueshëm.”
“Puna jonë bazohet në vlera që nuk janë deklarative, por të zbatuara. Transparencë, profesionalizëm, përfshirje dhe zhvillim i vazhdueshëm. Ky proces nuk është individual. Është i përbashkët. Klubet, trajnerët, lojtarët, institucionet dhe partnerët, që të gjithë kanë meritat e tyre në progresin që kemi arritur.”
“Pavarësisht sfidave, ne mbetëm të fokusuar dhe të disciplinuar. Nuk kërkuam justifikime, kërkuam zgjidhje. Dhe këto rezultate janë të dukshme sot. Transparenca dhe besimi nuk janë zgjedhje, ato janë parakusht për një sistem të qëndrueshëm. Pa to, nuk ka progres.”
“Qeverisja e mirë është baza e gjithçkaje që po bëjmë. Në periudhën e kaluar kemi prezantuar një qasje sistematike, vlerësime të rregullta, pajtueshmëri me standardet më të larta dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me UEFA-n dhe FIFA-n.”
“Kemi forcuar strukturën administrative dhe kemi nisur një reformë themelore të Statutit, një proces i udhëhequr së bashku me UEFA-n dhe FIFA-n, me një qëllim të qartë: një sistem modern, funksional dhe të përgjegjshëm.” – deklaroi Sekretari Gjeneral i FFM-së, Leonid Jandreoski.
