Enis Bardhi: Gjithnjë kur jemi nënvlerësuar, kemi dalë mirë

infOSport.mk drejtëpërdrejtë nga Kopenhaga:

Kapiteni Enis Bardhi në Konferencën për gazetarë këtu në Kopenhagë tha se ekipi është përgatitur maksimalisht për ndeshjen e madhe kundër Danimarkës, që në program është nesër.

Sipas shkupjanit të Konyaspor, Maqedonia gjithnjë kur është nënvlerësuar nga kundërshtarët, në fund ka dalë mirë, ashtu që shpreson që një gjë e tillë të ndodhë edhe nesër mbrëma.

“Mendoj se në pjesën më të madhe të ndeshjeve që i kemi zhvilluar kemi qenë të nënvlerësuar, mirëpo kjo na ka ardhur mirë. Mendoj se nesër është dita jonë dhe besoj se si skuadër do të japin më të mirën dhe se mund të befasojmë kundërshtarin” – deklaroi Bardhi, i cili shpreson në një përkrahje edhe në “Parken Stadium” nga tifozët “verdhekuq”, që kanë paralajmëruar se do të jenë në numër prej 1.000 tifozësh. (infOSport.mk)

Leave a Reply