infOSport.mk drejtëpërdrejtë nga Kopenhaga:
Përfaqësuesja e Maqedonisë prej dje është akomoduar në Kopenhagë, aty ku nesër do të zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të vitit, atë kundër Danimarkës e vlefshme për ndeshjet “play-off”, përmes të cilave, “verdhekuqtë” do të kërkojnë një vend për në Botërorin e këtij viti, që për herë të parë do të mbahet në tre shtete, SHBA-Kanada-Meksikë, njofton “infOSport.mk”.
Në prag të këtij takimi në Konferencën për shtyp dolën trajneri Goce Sedlloski, që njëherit do të debutoj me ekipin përfaqësues të Maqedonisë, si dhe kapiteni Eni Bardhi.
“Maqedonia është para një sfide të madhe për kualifikim në një Botëror. Para nesh kemi një kombëtare si Danimarka që e respektojmë, mirëpo edhe lojtarët tanë që kanë arritur deri këtu besoj se meritojnë. Gjatë këtyre tre ditëve që kemi punuar, mund të them se jam i kënaqur dhe se do të bëjmë më të mirën në terren. Bëhet fjalë për futbollistë shumë të përgatitur, kemi këtu edhe mungesa, siç është ajo e Alioskit, mirëpo kemi vendosur që mos të thërrasim të tjerë, tashmë në kokë kam formacionin me të cilin do të dalë në fushë. E dimë se sa vlen fanella dhe në fund do të duhet ta meritojmë atë fanellë që do e mbajmë” – tha Goce Sedlloski në Konferencën për shtyp para gazetarëve të pranishmëve.
