Nën reshjet e shiut përfaqësuesja e Maqedonisë pritet të zhvillojë stërvitjen zyrtare para takimit shumë të rëndësishëm kundër Danimarkës që në program është nesër në “Parken Stadium”.
Është kjo ndeshja gjysmëfinale e “play-off”, përmes të cilave Maqedonia do të tentojë të siguroj një vend për në Botërorin e këtij viti që do të mbahet këtë verë.
Ndërkohë sipas seleksionuesit danez, Brajan Rimer, atje në qershor do të jetë Danimarka.
“Dihet…shihemi në qershor së bashku me tifozët meksikan” – ishte përgjigjja e Rimer, drejtuar gazetarit meksikan nga televizioni kombëtar, që do të përcjellë nesër ndeshjen Danimarkë-Maqedoni, këtu në Kopenhagë, e ku ndodhet edhe ekipi i “infOSport.mk”.
Siç dihet fituesi i përgjithshëm i ndeshjeve të “play-off”, Danimarkë-Maqedoni dhe Republika Çeke-Republika e Irlandës, do të luaj në grup në KB 2026, së bashku me Meksikën, një nga organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm futbollistik, me Korenë e Jugut si dhe me një nga kombëtaret nga Afrika Jugore, që gjithashtu pritet që përmes ndeshjeve të balotazhit të prejë biletën e fundit për në Botërorin e këtij viti që starton në qershor. (infOSport.mk)
