KB 2026, ndeshjet e “play-off”, Maqedonia eliminohet nga Danimarka

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll pësoi disfatë 4:0 kundër Danimarkës në ndeshjen gysmëfinale të “play-off”, ndeshje kjo e vlefshme për Kampionatin Botëror të këtij viti që do të mbahet në tre shtete të ndryshme, SHBA-Kanada-Meksikë.

Pas pjesës së parë pa gola, danezët thyen shumë shpejtë mbrojtjen e ekipit përfaqësues të vendit tonë në fillimin e pjesës së dytë, duke shënuar 3 gola vetëm brenda çerekut të parë, që më pas në minutën e 78-të të japin edhe goditjen e fundit, duke shënuar edhe golin e katërt.

View this post on Instagram

A post shared by infOSport.mk (@infosportmk)

Para fillimit të ndeshjes Maqedonia drejt Kopenhagës udhëtoi me ambicje për të marë një rezultati pozitiv, por kjo nuk u materializua në fushë.

Ndeshja solli zhgënjim edhe për trajnerin Goce Sedloski, i cili pati një debutim të pasuksesshëm në një ndeshje zyrtare në stolin e përfaqësueses futbollistike të vendit.

Në pjesën e parë, në pjesën më të madhe te ndeshjes danezët dominuan në posedimin e topit dhe krijimin e rasteve, megjithatë falë disa ndërhyrjeve të sigurta nga portieri Stole Dimitrievski, porta mbeti e paprekur deri në pushim.

View this post on Instagram

A post shared by infOSport.mk (@infosportmk)

Mirëpo kjo gjendje u ndryshua plotësisht pas pushimit. Danimarka mori epërsinë vetëm katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kur pas një reagimi të dobët të mbrojtjes, Damsgaard shfrytëzoi situatën dhe e çoi topin në portë.

Pak më vonë erdhi edhe goditja e dytë. Damsgaard asistoi, dhe Isaksen shënon saktë për 2:0. Maqedonia dështoi që të konsolidojë radhët e saja dhe i njëjti lojtar u regjistrua përsëri në listën e golashënuesve dhe e çoi avantazhin në 3:0.

View this post on Instagram

A post shared by infOSport.mk (@infosportmk)

Rezultati përfundimtar 4:0 u vendos pas goditjes nga këndi të Eriksenit, kur Norgaard reagoi më mirë në rrëmujën para portës dhe e dërgoi topin në rrjetën e portës së Dimitrievskit.

Pas kësaj disfate Maqedonia edhe përfundimisht humbi gjasat për t’u kualifikuar në Kupën e Botës të këtij viti, që starton në qershor.

Leave a Reply